The Blogger has been created to help you discover Albania, its culture, history, natural beauties, Archaeological sites, something that is difficult even to imagine. You might think you know Albania, because you may have heard about its fabulous places. Pictures do not provide you with the clear image of Albania, and therefore we offer you the opportunity to know Albania better, all the HISTORICAL arteries that spread throughout the country.
Search in This Blog
Translate
Sunday, January 5, 2014
Sarajet e Mufit Beut ne qytetin e Libohoves- gjendur në pjesën juglindore të Gjirokastrës, drejt degradimit
GJIROKASTER- Krenaria e qytetit të Libohovës përsa i përket infrastrukturës së vjetër muzeale, janë padyshim sarajet e Mufit Beut, të pozicionuara në qendër të kësaj zone urbane e gjendur në pjesën juglindore të Gjirokastrës.
Ndonëse kalaja e qytetit përbën vendin më të vizitueshëm, pas saj janë padyshim, sarajet e Mufit Beut të cilat janë lënë në harresë nga qeveria shqiptare prej 8 viteve.
Investimi i fundit në to, është realizuar në vitin 2005 nga Ministria e Kulturës, falë një fondi jo më shumë se 87 mijë eurosh.
Edhe ky investim ka rezultuar fatal, pasi një pjesë e sarajeve të famshme, po lëngojnë si rjedhojë e punimeve tepër të dobëta të kryera në të.
Ndonëse godina dykatëshe i është nënshtruar restaurimit të plotë, ajo është dëmtuar në disa elementë ku catia dhe tavanet janë dëmtuar e bashkë me to edhe suvatë e brendshme si pasojë e egrasisë së lejuar.
Sarajet e Mufit bej Libohovës, datojnë të ndërtuara në mes të shekullit XVIII dhe dikur kanë qenë më të mëdhajat në Pashallëkun e Janinës duke qenë një kompleks unikal edhe sot e kësaj dite në jug të vendit. Sarajet janë godina dy katëshe të ndërtuara me gur, e të punuara me dekorim dhe zënë një sipërfaqe prej 2500 metër katrorë. Shumë herë, sarajet kanë qenë objekt grabitjesh nga persona të papërgjegjshëm.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com) - See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/sarajet-e-mufit-beut-n--qytetin-e-libohov-s-drejt-degradimit-194349.html#sthash.lkFNAOVP.dpuf
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment