.

Search in This Blog

Translate

Thursday, August 11, 2016

Turizëm, një konkurs mbarëshqiptar që nxjerr në pah bukurinë dhe veçantinë e vendit tonë

turizmi-ekspertet-shqiperi-terrorizmi-emigracioniTIRANE, 11 Gusht/ATSH/- Pas suksesit të një viti më parë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Turizmit, portali unik qeveritar e-albania organizon për të dytin vit radhazi konkursin mbarëshqiptar të turizmit.
Me temën “Turizëm për të gjithë”, Dita Ndërkombëtare e Turizmit synon këtë vit të shpërndajë fjalën për rëndësinë dhe përfitimet e pafundme që turizmi ka dhe mund të sjellë për shoqërinë në përgjithësi.
Duke qenë se Shqipëria është një vend me një potencial të madh turistik, ku gjenden gjithashtu dhjetëra vendndodhje të trashëgimisë kulturore, të gjithë të apasionuarit pas fotografisë, pikturës, reportazheve të shkurtra dhe eseve do të kenë mundësinë të nxjerrin në pah bukurinë dhe veçantinë e vendit tonë. Konkursi përbëhet nga tre kategori: fotografi/pikturë, video dhe ese, të cilat kanë një temë të përbashkët: turizmin shqiptar.
Sipas njoftimit, fotografitë duhet të jenë të zhanrit artistik, të bëra gjatë udhëtimeve turistike në Shqipëri si dhe pikturat të kenë në sfond zona turistike shqiptare. Videot duhet të jenë në formën e reportazheve të shkurtra, të realizuara gjatë udhëtimeve turistike në Shqipëri. Esetë duhet të jenë shkrime në të cilat të reflektohet një eksperiencë mbresëlënëse apo një vështirësi me të cilën është ndeshur personi gjatë një udhëtimi turistik në Shqipëri.
Dërgimi i materialeve realizohet nëpërmjet portalit qeveritar e-albania. Për të dërguar aplikimin, duhet të jeni përdorues i regjistruar i portalit (klikoni këtu për t’u regjistruar). Çdo përdorues i portalit mund të dërgojë në total 5 aplikime (për të gjitha kategoritë e konkursit).
/a.g/http://www.ata.gov.al/turizem-nje-konkurs-mbareshqiptar-qe-nxjerr-ne-pah-bukurine-dhe-vecantine-e-vendit-tone/

No comments:

Post a Comment