Search in This Blog

Translate

Friday, August 1, 2014

ART KONTAKT FESTIVAL 2014 8/10 August – Porto Palermo, ALBANIA.


Please See below for English version 
Uncharted” do të quhet Art Kontakt Festival 2014 që do të organizohet më 8 dhe 9 Gusht, në Kalanë e Porto Palermo-s.
Ky është edicioni i tretë i këtij festivali të artit bashkëkohor, i cili tashmë ka marrë formën e një bienaleje ndërkombëtare. Janë rreth 25 artistë pjesëmarrës, të cilët do të paraqesin punët e tyre në teknika të ndryshme si video-art, piktura, fotografi, perfomanca, instalacione etj.
Art Kontakt Festival 2014, do të jetë një pikë takimi i artistëve që do të vijnë nga Shqipëria dhe vende kryesisht te Ballkanit dhe Mesdheut. Qëllimi i këtij festivali është të sjellim në qendër të vëmendjes tendencat e artit bashkëkohor në Shqipëri dhe në nivel ndërkombëtar, zhvillimin e artit multi-disiplinor në Shqipëri, shkëmbimin e praktikave artistike midis artistëve dhe organizatave kulturore të rajonit, për të forcuar rrënjët e bashkë-ekzistencës në rajonin tonë nëpërmjet artit dhe kulturës. Ajo gjithashtu synon dhe shfrytëzimin e trashëgimisë kulturore, duke përdor monumentin e kulturës si faktor tërheqes gjatë sezonit veror, si dhe në funksion të zhvillimit ekonomik dhe social.
Në larminë e aktiviteteve të këtij Festivali të Artit Bashëkohor, do të ketë mjaft risi dhe prurje origjinale projektesh artistike, workshop-e dhe performanca. Një seksion i veçantë informative do t’i dedikohet projektit të Adrifort. Publikut dhe mediave do t’i jepet një informacion mbi rëndësinë e projektit Adriford si dhe rëndësinë e partneritetit privat e publik në fushën e menaxhimit të trashëgimisë kulturore. I përfshirë do të jetë edhe një projekt artistik, audio-vizual i producentit muzikor Leonard Toma, i cili do të projektojë imazhe të fortifikimeve Adrifort, të shoqëruara me një përzierje të tingujve të muzikës elektonike me atë të traditës së vendeve të Adriatikut dhe Jonit.
Përveç artit pamor, ky festival do të pasurohet me tingujt live të muzikës bashkëkohore ekperimentale, të Dj-ve të ardhur nga vendi dhe rajoni, muzikë, e cila do zgjasë deri në orët e para të mëngjesit, si dhe shumë surpriza të tjera për publikun.
UNCHARTED do të prezantojë video dokumentarin final në Venice International Performance Art Week (Java e Artit Ndërkombëtar të Venecias) që do të organizohet më 13 – 20 dhjetor 2014. Video do të jetë një prezantim i ngjarjeve artisitike që do ndodhin për gjatë dy ditëve të Art Kontakt Festival 2014. Ky është një bashkëpunin i gjatë dhe i vazhdueshëm, i cili i ka fillesat e tij në vitin 2007 me organizatorët e këtij festivali, Andrea Pagnes dhe Verena Stenke me Art Kontakt. Venice International Perfomance Art Week është një ngjarje e rëndësishme e artit të performancës dhe qëllim i këtij bashkëpunimi me Art kontakt është promovimi i artistëve e artit bashkohor shqiptar. Në këtë ngjarje do marrin pjesë më shumë së 50 artistë ndërkombëtar me performancat e tyre. Për më shumë ju lutem vizitoni faqen:
Në facebook: Venice International Performance Art Week
Web: http://www.veniceperformanceart.org/index.php
 Emrat e artistëve pjesemarrës të Festivalit “UNCHARTED”, me titujt dhe mediumin e punëve të tyre përkatëse www.artkontakt.al
Programi i Art Kontakt Festival 2014
E premte,  8 Gusht 2014, Porto Palermo
19:00
Ceremonia e hapjes së Festivalit
Pritja e sponsorve, gazetarëve dhe të ftuarve specialë
20:00
Hapja për publikun e ekspozitës “UNCHARTED”
21:00
Performanca Live
Live concert dhe DJ/VJ deri në orët e para të mëngjesit
Në agim
Takim tek “(B)arka e solidaritet ”
E shtunë | 9 Gusht 2014
17:00
Workshop: Shkëmbim eksperiencash dhe idesh në praktikat bashkëkohore artistike
19:00
Vizita në ekspozitën “UNCHARTED” & Performanca Live
20:00- 04.00
Live concert &DJ/VJ Performance
Në agim
Takim tek “(B)arka e solidaritet
E djelë | 10 Gusht 2012
12:00
Ceremonia mbyllëse e Festivalit
ART KONTAKT FESTIVAL 2014  8/10 August – Porto Palermo, ALBANIA. 
The concept of the festival … Uncharted is an unknown factor. It is a puzzle in which we attempt to use rational schemes and scientific rigor to offer a logical explanation of place. As in the Arboretum of David Byrne we try to create a mental map of an imaginary territory. In this place photographs, videos, drawings, installations and poetic conceptual performances, constitute the landscape of the artist’s mind. The ways in which these works come together, collide and intertwine diagrammatically outline the many facets of this festival. The relationships, connections and synergies that arise spontaneously are the final product of a long process of collecting, making and welcoming, expressing the experience and vision of artists to the world and society. The artists and selected works in this edition of this festival represent a pattern of artistic and spiritual practices that, in reflecting notions of geographic boundaries, become the focal points of this imaginary map. Here culture transcends the event to become a critical deposit of meaningful and of re-creative processes of personal life and spiritual experiences. Culture, which is constantly is reproduced and developed with the live audience becomes a natural part of the festival. In this context, cultural product enriched with emotions, perceptions and interpretations that transform the value and meaning, shifting the main axis of the simple memory of the past, to the strategic vision of the future. The creative process that characterizes the festival is not just simply an artistic, musical or spectacular journey, but it is an individual and collective experience in a place as imaginary as real; where stories are experience, where listening is identity and where looking is memory. In an essay about memory J. Le Goff reminds us that this is what feeds the story, which in return nourishes it and transforms it. In saving the past, the memory is designed to serve the present and the future. This festival is Uncharted precisely because this space will transcend known history, becoming a place where unknown stories are born.
UNCHARTED will present the final video documentary at Venice International Performance Art Week, which will be held on 13 to 20 December 2014. The video will be a presentation of artistic events that will occur during the two days of Art Kontakt Festival 2014. This is a long and continuous cooperation, which has its beginnings in 2007 with the Venice festival organizers, Andrea Pagnes, Verena Stenke and Art Kontakt. Venice International Performance Art Week is an important event of art performance, and the purpose of this collaboration with Art Kontakt is the promotion of Albanian contemporary artists. More than 50 international performance artists will be present with their work. For more info please visit:
Facebook: Venice International Performance Art Week
Web: http://www.veniceperformanceart.org/index.php
We are making known the names of the participating artists of the “UNCHARTED” Festival, with the medium and the titles of their own works.
Please visit www.artkontakt.al
The program of “Art Kontakt Festival”
Friday | August 08, 2014, Porto Palermo19:00
Opening ceremony of the Festival
Reception for sponsors, journalists and special guests
20:00
Open public entrance to the exhibition “UNCHARTED” & Live Performing
21:00
Life performance
Life Concert & DJ/VJ until the early hours of the morning
At dawn 
Meeting on the “(B) ark of solidarity
Saturday | August 09, 2014
17:00
Workshops: Exchange experiences and ideas on contemporary artistic practices
19:00
Visits to the exhibition “UNCHARTED” & Live Performing
20:00-04.00
Live concert &DJ/VJ Performances
At dawn
Meeting on the “(B) ark of solidarity
Sunday | August 10, 2012
12:00
Closing ceremony of the Festival

No comments:

Post a Comment