Stebleva turistike dhe Çesma e Gjizaxhiut
TIRANË, 28 Gusht / ATSH- N.Lena/ – Stebleva shtrihet midis zonës së Dibrës dhe asaj të Librazhdit. Ajo është perlë e vërtete për bukuritë e rralla natyrore. Është shumë e përshtatshme për turizëm, pasi verës ka lulëzim të plotë, ndërsa dimrit mbulohet me borë, pra është e përshtatshme për turizmin e bardhe dhe sportin e skive. Shumë steblevas, tashme biznesmene, kanë ndërtuar shtëpi ku qëndrojnë për pushime.
Qëndra e turizmit klimaterik malor ngrihen në vende ku kushtet klimaterike janë më të mira se ato të vendbanimit të përhershëm. Klima është motivi kryesor tërheqës, që i shndërron këto vende në destinacione turistike. Kjo zonë karakterizohet nga një klimë me ajër të pastër dhe të shëndetshëm që shkarkohet nga lartësia mbi nivelin e detit mbi 1000 metra, nga prania e pyjeve, nga ujerat e ftohtë si dhe nga fakti që kjo zonë është tërësisht me orientim bujqësor dhe blegtoral, faktorë këta që i motivojnë turistët potencialë në përzgjedhjen e destinacionit turistik në kërkim të kushteve më të mira. Të ardhur në këto zona për turizëm klimaterik janë ish-banorët e kësaj zone dhe së fundmi edhe të huaj që kane marrë informacion për veçantitë e zonës dhe të shtyrë nga kurioziteti për këto vise të bukura dhe për të kaluar disa ditë në ajrin e pastër dhe klimën e mrekullueshme. Këta vizitorë mund të sistemohen në shtëpitë e fshatarëve si miq, por edhe ne qëndra hotelerike që kanë filluar të ndërtohen. Tani së fundi disa biznesmenë dhe investitorë vendas kanë ndërtuar edhe shtëpi të vogla turistike. Prej shumë vitesh po zhvillohet një lloj turizmi që lidhet me mjedisin rural. Pritja e turistëve këtu mund të bëhet në hotele, pensione, kampingje, apartamente të lëna me qera, në shtypi të dyta të fshatarëve etj.
Agroturizmi është një tjetër mundësi ekonomike për zonën dhe përfaqëson atë lloj turizmi që është i lidhur me fshatin, ku krahas veprimtarive argëtuese turistike, zhvillohen edhe veprimtari të tjera karakteristike të zonës si, korrje, vjelja e frutave, përgatitja e ushqimeve, ëmbëlsira të veçanta, punime artizanale etj.
Pushimi nëpërmjet agoturizmit nuk përfshin vetëm momentin e pushimit apo një argëtim të thjeshtë, por paraqet mundësi për t’ju përkushtuar veprimtarive që synojnë të pasurojnë personalitetin e turistit. Pra, bëhet fjalë që të praktikohen pushime inteligjente, të stimuluara në mënyrë të kulturuar ku koha kalohet sipas dëshirave të vizitorit. Format e agroturizmit janë të shumta. Ato ndryshojnë sipas vendeve dhe brenda vendit, sipas rajoneve për nga karakteristikat e pritjes, shërbimeve te afruara, mjedisi, kushtet natyrore etj. Agroturizmi ose turizmi rural, është motivi më tërheqës. Ekoturizmi është destinacioni final I kësaj zone. Ai fillon me një shëtitje të zakonshme përmes një pylli të qetë deri në eksplorimin dhe studimin e karakteristikave natyrore origjinale të viseve të largëta. Parqet natyrore, rezervatet egjuetisë, peizazhet e mbrojtura etj, janë rajone ekoturistike që tërheqin vëmendjen e turistëve për vlerat rekreative, edukuese dhe estetike të tyre.
Shërbimet bazë për zhvillimin ekoturizmit, për t’a bërë atë një faktor të rëndësishëm ekonomik në rajon, janë sigurimi i transportit dhe infrastruktura, ndërkohë që për kushtet e sistemimit dhe të ushqimit kërkesat mund të jenë shumë modeste.
Ndërtimet në këto qendra turistike janë të kontrolluara dhe në harmoni të plotë me mjedisin për rreth. Qendrat turistike të ekoturizmit janë mjedise të mbrojtura, të cilat janë të vendosura në relieve dhe kushte klimaterike të ndryshme. Këtu mund të shfrytëzohet edhe turizmi i gojëdhënës apo mitit, i kuriozitetit dhe ngjarjeve e historive të ndodhura. Në një bisedë me Fatmir Brazhdën për doket, zakonet dhe gojëdhënat e zonës, më rrëfeu për çesmën e Gjizaxhiut, ku shkojnë e vizitojnë shumë kurioze ngjarjesh e historishë. Pse ka këtë emër? E pyeta Fatmirin
kohë më pare e më tha se një tregëtar grumbullonte gjizë në fshatrat e Steblevës dhe e transportonte atë me kuaj dhe e dërgonte në qytetet si Elbasani apo edhe në Strugë. Banorët e këtyre zonave e quajtën Gjizaxhiu dhe kështu e thërrisnin kur kishin për të shitur gjizën apo dhe djathin e tyre.
Këtë punë ai e vazhdonte vite me radhë, mirëpo ngaqë po bënte këtë lloj tregtie, normal që mbante shumë para me vete. Kjo gjë u nuhat nga disa hajdutë apo kusar, të cilët i dolën në pritë afër kësaj çesmeje në drejtim të fshatit Steblevë. Gjatë përpjekjes me ata për të mos ju dhënë paratë hajdutëve, ata e vranë Gjizaxhiun. Kështu që aty ku ai u vra fshati i bëri dhe varrin Gjizaxhiut të mirë dhe që edhe sot quhet Varri i Gjizaxhiut e po ashtu mori emër dhe kjo Çesëm. Nuk dihet emri apo origjina e Gjizaxhiut të mirë, por edhe sot njerzit vijnë e bëhen kurioze për jetën dhe historinë e tij. Vijnë, pine nga një grusht uje në çesmën me emrin e tij dhe ikin në punën e tyre. Stebleva ka dhe histori të tjera të bukura, përfundon Fatmiri. Ndërsa turistët bëhen kurioze për këto histori dhe ngjiten drejt Steblevës. /a.kehttp://www.ata.gov.al/stebleva-turistike-dhe-cesma-e-gjizaxhiut-303740.html

No comments:
Post a Comment