TIRANË, 6 Gusht /ATSH/- “Shqipëria- plazhe dhe histori, e gjitha për t’u zbuluar”. Ky është artikulli që ka publikuar Websiti italian “Tgcom”, kushtuar turizmit në Shqipëri. Duke e cilësuar vendin tonë si misterin e fundit të Europës, ai shkruan për plazhet, bukuritë natyrore etj.
Akoma e paprekur nga turizmi masiv, Shqipëria rezervon peisazhe me bukuri të rralla dhe një det të pacënuar, shkruan artikulli.
Shqipëria, misteri i fundit i Europës, një vend fantastik,sot e gjitha për t’u zbuluar: plazhe magjepsëse, natyrë e paprekur ende dhe shpesh e egër, dëshmi historike dhe artistike të mahnitshme të cilat përmbledhin vetë historinë e kontinentit tonë.
Shqipëria, të cilën romanët e quanin Iliri, është një vend i gjithi për t’u zbuluar, projektuar drejt modernizimit dhe në të njëjtën kohë e lidhur me të shkuarën e saj shumëdimensionale.
Florinjtë vezullues të manastirëve bizantinë bashkëjetojnë paqësisht me minaretë e xhamive dhe me kujtimet greke të Butrintit dhe Apollonisë.
Nga Berati, një trashëgimi botërore, deri në Durrës, duke kaluar nga rruga që të çon nga Saranda për në Gjirokastër, për të zbuluar më pas “sekretin e fundit të Europës”, apo plazhet dhe limanet shkëmbore, që nuk kanë çfarë t’u lakmojnë vendeve të tjera të Mesdheut.
Plazhe “si në Karaibe”- Jo vetëm kulturë: Plazhe dhe limane shkëmbore të paprekura ende nga turizmi masiv, mrekulli natyrore si ai i burimit të Syrit të Kaltër. Për më tepër një kuzhinë që përzien një mijë shijet e forta të kuzhinës ballkanike dhe turke me ato më të rafinuara me ndikim italian dhe grek.
Vendi turistik kryesor është Saranda, vijon shkrimi, një gji i shtrirë me plazhe të këndshme me guraleca, ku shfaqet qendra e qytetit me shëtitoren. Rreth 15 km nga Saranda, ndodhet Ksamili, me të vërtetë një “parajsë e humbur”, e rrethuar nga ishuj të vegjël të cilët mund të arrihen edhe duke notuar (një prej tyre kalohet edhe në këmbë). Këtu mund të gjejmë plazhe me ujë transparent e të kristaltë, rërë të artë dhe thellësi që shtohet ngadalë. Ksamili lidhet me Sarandën me autobuzët e linjës.
Një vend i sigurt dhe i plotësuar – Iliria e lashtë, është një destinacion me kosto të ulët që zbulon plazhe të bukura me një trashëgimi të pasur kulturore, po aq të pasur sa dhe të panjohur. Sot është një vend i sigurt, dhe i gatshëm për të tërhequr turistë, aq sa CartOrange e ka përfshirë në katalogun e saj “Udhëtime në kohë”, duke propozuar edhe fly&drive, ku përfshihen antikiteti klasik dhe bizantin i Butrintit dhe Apollonisë, qyteti i Beratit, një trashëgimi kulturore e UNESCO-s, Durrësi, Saranda dhe Gjirokastra.
Për ata të cilët dëshirojnë një udhërrëfyes, më në fund një formulë fly&guide, që shoqëron vizitorët me guida të specializuara dhe arkeologë, përfundon shkrimin e saj Websiti italian “Tgcom”. e,xh//m.mhttp://www.ata.gov.al/turizmi-tgcom-shqiperia-misteri-i-fundit-i-europes-296946.html
No comments:
Post a Comment