.

Search in This Blog

Translate

Friday, March 8, 2013

Zbardhet harta e re e çmimeve zyrtare të pronave ne bregdet 03/2013


e Premte, 8 Mars, 2013 | 09:08 am
Tabelat me vlerën e trojeve për qytetet dhe fshatrat e Tiranës. Çmimet për kullotat dhe pyjet në bregdet. Zbardhen çmimet për bregun e Jugut.
Harta për fshatrat e Vlorës dhe Sarandës. Në Zvërnec, 393 lekë për metër katror.
Sa vlejnë livadhet, pyjet dhe tokat bujqësore pranë Jonit.

Këshilli i Ministrave nxjerr vlerën e tokës për 63 zona të bregut të detit. Sa u përket këtyre zonave, Ekzekutivi e ka ndarë tokën në tri kategori, tokë bujqësore, livadhe e kullota dhe tokë pyjore. Zona më e shtrenjtë është Zvërneci, ku sipas përllogaritjeve që ka bërë qeveria, një m2 tokë bujqësore kushton 393 lekë, një m2 tokë livadh ose kullotë kushton 168 lekë, ndërsa një m2 tokë pyjore 255 lekë. Toka më e lirë regjistrohet në fshatin Tragjas të Vlorës, ku një m2 tokë bujqësore kushton 191 lek. Në hartën e miratuar nga Këshilli i Ministrave në vitin 2008 toka më e shtrenjtë ishte në hyrje të Sarandës dhe në kurorën e qytetit. Sipas relacionit të Ekzekutivit, miratimi i këtij projektvendimi bën të mundur përcaktimin e vlerës së pronës sipas çmimit të sotëm të tregut, duke garantuar në këtë mënyrë të drejtën e ish-pronarëve për kompensimin e tyre sipas çmimit të tregut, sikundër ka qenë dhe mbetet prioriteti dhe premtimi i qeverisë shqiptare.
Përllogaritja
Ministria e Drejtësisë ka sqaruar edhe metodologjinë e ndjekur për përcaktimin e hartave të vlerës së tokës. “Për zonat kadastrale ose fshatrat që nuk ka pasur transaksione për një grup të llojit të pasurisë së paluajtshme, vlera për ato zona është përllogaritur sipas metodës indirekte, duke grupuar kontratat e shitjes në një nivel më të afërt përfshirës si komunë, dhe më pas rrethi, për atë grup të llojit të pronës”, thuhet në relacion.  Ministria ka sqaruar gjithashtu se kur kontratat kanë ekzistuar për çdo grup tjetër të llojit të pasurive për atë zonë kadastrale, vlera është llogaritur në nivelin e zonës kadastrale, ndërsa hedhja e të dhënave është realizuar pasi janë llogaritur vlerat për m² për çdo lloj pasurie të paluajtshme, si dhe vendosjes së tyre në një tabelë përmbledhëse.


Bregdeti i Jugut, 1 metër katror 370 leke

Një metër katror në fshatrat Dhërmi, Vuno, Qeparo, Palase, Radhimë, kushton 327 lekë, ose 3 mijë e 270 lekë të vjetra. Kjo vlerë është e njëjtë për të gjitha fshatrat e Vlorës

Çmimet zyrtare të pronave bien ndjeshëm edhe në rrethet e tjera të ven- dit dhe sidomos në zonat bregdetare. Si- pas vendimit që mori dy ditë më parë qe- veria, një metër katror në fshatrat Dhër- mi, Vuno, Qeparo, Palase, Radhimë, kushton 327 lekë, ose 3 mijë e 270 lekë të vjetra. Kjo vlerë është e njëjtë për të gjitha fshatrat e Vlorës. Çmimet që aplikohen aktualisht për këto zona nuk janë më pak se 100 mijë lekë të reja. Madje këto, sipas tregut me euro. Gjithashtu, çmimi i tokës bujqësore në Durrës është dukshëm më i lartë se në zonën turistike të Jugut. Një metër katror tokë bujqësore në Durrës kushton nga 1000 mijë lekë të reja deri në 3 mijë lekë të reja. Çudia vazhdon. Ed- he në Milot një metër katror tokë bujqë- sore shkon 347 lekë të reja ose 10 lekë më shumë se tokat afër detit në Jug. Sipas hartës së re, në zonën e Shëngjinit kush- ton 22 408 lekë. Në zonën e Valbonës një
metër tokë kompensohet me 190 lekë me- tri katror. Çmimi është vlerësuar i njëjtë me zonat e tjera në këtë rreth. Në Gjiro- kastër, një metër katror në qytet kush- ton në 6730 lekë. Në Peshkopi, një metër katror në qytet me çmime zyrtare do të kushtojë 3 758 lekë. Gjatë miratimit të kë- tyre çmimeve kryeministri Berisha sqa- roi se është punuar më shumë se gjashtë muaj me ekspertët më të mirë europianë e të vendit për hartën e vlerës së tokës, e cila, për fat të keq, në të gjitha variantet ka qenë jo në vlerat reale. Ajo njohu lu- hatje ekstreme. “Pak vite më parë, para përcaktimit të saj, çmimet e deklaruara të tokës ishin qesharake. Mund të gjeje kontrata me çmim trembëdhjetë euro në qendër të Tiranës dhe këto ishin të gjitha deklarime abuzive për të shmangur detyrimin tatimor, siç është edhe çmimi dy dollarë në shpat të Dajtit”, – tha Kry- eministri para Këshillit të Ministrave.
Çmimet e mëparshme ishin qesharake. Harta që u bë, caktoi çmime që, për fat të keq, shkonin në ekstremin tjetër. Sipas tij, një studim i hollësishëm gjeti se çmi- met ishin në raste të caktuara edhe dh- jetë herë më të ulëta sesa çmimi që cak- tonte harta në zona dhe se blerja reale. Atëherë, qeveria vendosi të bëjë një stu- dim e angazhoi specialistët më të mirë të Europës, ata që kanë bërë harta jo në një, por në disa vende dhe mbi parimet e Komisionit Europian për vlerat e hartat. “Me këtë vendimin, i cili e bën transpar- ent tregun e tokës, dua t’u them të gjithë ish-pronarëve se hapet rruga në mënyrë përfundimtare për kompensimin fizik të tyre”, – sqaroi Berisha. Ai theksoi se në vlerësimet e reja është hequr dorë nga marrëzia që supozonte se në “x” parcelë të një “x” rajoni toka vlerësohej sikur aty do të ndërtohej një hotel me pesë yje. Ajo ishte një ëndërr nate, jo dite.

No comments:

Post a Comment