.

Search in This Blog

Translate

Tuesday, November 12, 2013

-10 DITE PER Aksioni vullnetar - "Ta Pastrojmë Shqipërinë" - 22 Nëntor 2013


Nov 11, 2013
Kur shpirti i pjesëmarrjes aktive rinore dhe teknologjia bashkohen në një atëherë rezultati ska si të mos jetë suksesi. Projekti "Ta Pastrojmë Shqipërinë" është një lëvizje vullnetare rinore për të përmirësuar jetët e të gjithëve ne, duke na mundësuar një mjedis më të pastër dhe me sa më pak mbeturina të dëmshme për shëndetin. Lëvizja "Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë" është pjesë e një lëvizjeje së gjerë mbarëbotërore "Let's Do It World" e cila frymëzohet dhe mbështetet nga veprimi vullnetar i të rinjve të përgjegjshëm që i besojnë pasionit për ndryshim dhe teknologjisë së përparuar. Deri më tani lëvizjes i janë bashkuar 107 shtete me 139 aksione mjaft të sukseshme dhe me një pjesëmarrje prej 8 milion vullnetarësh, ku janë pastruar me mijëra ton mbeturina.

Lëvizja vjen në Shqipëri nga shoqata "Green Line Albania", e cila mbështetet nga Qeveria e Shqipërisë, nga një numër organizatash të shoqërisë civile dhe kompania Vodafone Albania.

Duke shfrytëzuar përhapjen masive të telefonave inteligjentë (Smartphones) sidomos tek të rinjtë, ky projekt sjell për herë të parë në Shqipëri këtë lloj risie që bazohet pikërisht tek teknologjia dhe vullnetarizmi. Projekti shfrytëzon lehtësitë e aplikacionit TrashOut, i disponueshëm për telefonat "smartphones" falas dhe në gjuhën shqip në platformat Android, iOS dhe Windows Phone. Falë këtij aplikacioni përdoruesit e regjistruar mund të raportojnë dhe monitorojnë më saktësi vendodhjet e pikave të paligjshme të grumbullimit/depozitimit të mbeturinave duke bërë të mundur krijimin e hartës së parë dixhitale të mbeturinave në Shqipëri. Pas përfundimit të sukseshëm të hartës dixhitale, do të vlerësohen nevojat e shpërndarjes së vullnetarëve dhe logjistika e nevojshme, koordinimi dhe përcatimi i "Pikave të Grumbullimit".

Tashmë është momenti i konkretizimit të pastrimit -- brenda një dite... po e lexuat mirë... brenda një dite. Memorizoni tani datën 22 Nëntor 2013.

Në datën 22 Nëntor 2013 ju ftojmë dhe ju të bëheni pjesë aktive e kësaj inciative dhe të gjithë së bashku "Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë". Gjatë javëve që i paraprijnë kësaj dite ndiqni "Green Bus Tour" - Autobusin e Gjelbër (www.facebook.com/TaPastrojmeShqipërine ) që do të jetë në të gjitha qytetet kryesore të vendit për të informuar dhe rritur ndërgjegjësimin për pjesëmarrje në lëvizjen "Ta Pastrojmë Shqipërinë".

Vetëm 10 hapa të thjeshtë për të ndjekur mjaftojnë për tu bëre pjesë aktive e këtij aksioni mbarë kombëtar:

1. Bëhu Vullnetar
2. Shkarkoni aplikacionin TrashOut falas (Android, iOS, Windows Phone)
3. Regjistrohuni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook ose nëpërmjet adresës e-mail
4. Për tu bërë pjesë e aksionit "Ta Pastrojmë Shqipërinë në Një Ditë" klikoni "Përcakto Organizatën"
5. Përzgjidhni "Let's Do It Albania"
6. Mirësevini dhe faleminderit që ju bashkuat lëvizjes civile "Ta Pastrojmë Shqipërine"
7. RAPORTO MBETURINA -- një prekje e juaja e këtij butoni të "gjelbër" dhe aksioni juaj I vogël mund të ndyshoj diçka në botë
8. Fotografoni mbeturinat (deri në 3 fotografi për raportim)
9. Përcaktoni madhësinë e "Grumbullimit Ilegal" dhe zgjidhni "Llojin e Mbeturinave"
10. Nëse keni detaje të tjera mund ti shtoni tek kuadrati përkatës, pastaj klikoni "RAPORTO"

No comments:

Post a Comment