TIRANE, 27 Korrik/ATSH/- Ishulli i Sazanit ka pritur edhe anijën e parë turistike.
Ishulli i Sazanit është hapur për turistët vendas dhe të huaj si një destinacion turistik historik e natyror. Duke nisur nga dita e shtunë 25 korrik, ky ishull që deri tani ka qenë bazë ushtarake, ka nisur të presë vizitorët e parë. Projekti për ishullin ishte prezantuar me herët nga Kryeministri Rama si një nga risitë e këtij sezoni turistik, ndërsa Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj, gjatë një turi me gazetarë në Sazan, deklaroi se korriku do të ishte muaji kur ishulli do të hapej për turistët.
Dita e shtunë shënoi ditën e parë zyrtare për Sazanin, si destinacion i rëndësishëm turistik, ku një grup prej rreth 130 turistësh dhe të rinjsh nga vendi vizituan ishullin. Agjencia Kombëtare e Bregdetit, e cila do të jetë përgjegjëse për administrimin e ishullit gjatë sezonit turistik, së bashku me forcat ushtarake prezente, ka raportuar se gjatë ditës së diel mbi 140 turistë nga Shqipëria, Kosova dhe të huaj kanë zhvilluar ture në ishull, shoqëruar nga guidat turistike. Projekti për hapjen e Ishullit të Sazanit ka më shumë se një vit që është konceptuar dhe për të është punuar se bashku me Konservatorin Litoral Francez. Hyrja për turistët do të jetë në portin e Sazanit, ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Bregdetit shumë shpejt do të përfundojë hartimin e një Rregulloreje përkatëse, ku do të bazohet administrimi turistik i Ishullit të Sazanit.
Sipas Drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, të ardhurat e mbledhura do të përdoren vetëm për Ishullin e Sazanit, për menaxhimin e zonës, për hapjen e qendrës së vizitorëve dhe për qendrën kërkimore shkencore që synohet të ngrihet. Nga 25 korriku, ishulli do të jetë i hapur përgjatë gjithë sezonit turistik për këdo që ka kuriozitet ta vizitojë atë. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit thotë se hapja e ishullit është realizuar me një koncept për ta shndërruar në një qendër të eko-turizmit dhe të turizmit kulturor, ku vizitorët mund të vijnë për të parë në miniaturë një vend të mrekullueshëm, por që për vite ka qenë i izoluar. Në një farë mënyre, një lloj alegorie e Shqipërisë komuniste e cila ishte një vend jashtëzakonisht shumë i bukur por, gjithmonë një vend i izoluar, i rrethuar me tela me gjemba, me bunker etj. Pra, ky është si të thuash koncepti, kur ti vjen edhe rizbulon të kaluarën tënde apo të kaluarën e prindërve dhe të gjyshërve të tu, të cilën ti nuk e njeh”, - thotë Tare. “Sigurisht dhe për vizitorët e huaj kjo do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për të kuptuar sa do pak Shqipërinë e luftës së ftohtë, por dhe për të parë natyrën e mrekullueshme që ka Sazani”, - shton ai. Tare kërkon që vizitat të bëhen me grupe të vogla dhe jo të mëdha, sepse sipas tij është ende herët, kryesisht sa i përket infrastrukturës dhe për të mos krijuar një impakt ndaj zonës. Ndërkohë, hyrja do jetë vetëm në portin e Sazanit, pra në asnjë vend tjetër. Po kështu, përqark ishullit të Sazanit zona është zonë e mbrojtur detare dhe deri në një distancë të caktuar anijet nuk e kanë të drejtën dhe nuk duhet të afrohen, sepse ka një ekosistem shumë të brishtë nënujor. Qeveria e ka ndarë mendjen që të nxjerrë të ardhura nga hapja e ishullit dhe thotë se ka vendosur që të jetë me vetëfinancim ndaj do ketë biletë hyrjeje për çdo person që shkon në Sazan. “Do të caktohet edhe një biletë hyrje, sepse ne mendojmë që është shumë e rëndësishme që ishulli të vetëfinancohet. Të gjitha të ardhurat do t’i dedikohen vetëm ishullit, ku pastaj do të përdoren për restaurimin, për hapjen e qendrës së vizitorëve dhe për qendrën kërkimore shkencore që ne duam të themelojmë këtu dhe për menaxhimin e zonës”, - thotë Tare duke mos treguar sa do të kushtojë bileta. /a.b/noa.al/ - See more at: http://www.noa.al/mob/index.php?type=artikull&id=506468.html#sthash.UYonRuE1.dpuf

No comments:
Post a Comment