.

Search in This Blog

Translate

Tuesday, January 8, 2013

Një sëre afreskesh nga më të rendesishmet të pikturës post-bizantine shqiptare, të pikturuara me mjeshteri te rralle nga Onufri jane dëmtuar rënde me qëllim grabitjen.


Persona ende te paidentifikuar kane tentuar te grabisin kishen e "Shen e Premtes", në fshatin Valas, të zonës së Shpatit, në rrethin e Elbasanit, duke shkatërruar pikturat murale të ikonografit të madh shqiptar, Onufri.

E ndertuar në vitin 1540, kjo kishe mbante vlera të rralla kulturore për periudhën e piktures mesjetare shqiptare.

Nga Forumi per Mbrojtjen e Trashegimise ne vendngjarje ka ardhur Artan Shkreli, i cili konstatoi se demi i shkaktuar ishte kolosal.

Duke krahasuar Onufrin ne Mikelanxhelon, Shkreli u shpreh me keqardhje se ky eshte nje dem i pariparueshem per kulturen shqiptare.

”Mund të mendojmë në një farë mënyre se kjo është Kapela Sistine e afreskëve shqiptare, nje nga skenat me te jashtezakonshme qe gjendet ne të gjitha manualet e artit mesjetar shqiptar. Mbi këtë bazë, u ndërtua dhe një pjesë e mirë e kostumografisë shqiptare të mesjetës”, deklaroi Artan Shkreli, i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë.

Nga ana tjeter, aktivisti i Forumit per Mbrojtjen e trashegimise dhe njekohesisht deputet i PS, Auron Tare, denoncoi kete demtim te rende te pikturave te Onufrit duke theksuar se ne nje vend europian, ministri i Kultures do te kishte dhene doreheqjen para nje situate te tille.

”Drejtoria e Trashëgimisë Kulturore duhet të reagojë me largimin e personave përgjegjës për këtë punë. Unë nuk mund të imagjinoj sikur të dëmtohet Kapela Sistene në Itali dhe ministri i Kulturës të mos japë dorëheqjen menjëherë për paaftësi”, tha Auron Tare, deputeti i Partisë Socialiste.

Kjo kishe eshte grabitur dy here brenda nje jave ne daten 30 dhjetor dhe ne 5 janar.

Pasi u denoncua vjedhja e pare nga banoret e zones dhe komuna e Gjinarit, policia nuk mori asnje mase per mbrojtjen e saj apo per identifikimin e autoreve, çka beri qe situata te perseritej dhe demi i shkaktuar tashme te ishte i pariparueshem.

”Ne si komunë, unë si kryetar i komunës kemi lajmëruar policinë, e kemi bërë problem tek prefekti, tek Ministria e Kulturës, pasi kjo kishë është e 1540-s. Fatkeqësisht, asgjë nuk u bë për ta mbrojtur dhe dëmi është kolosal. Specialistët të gjejnë përgjegjësit”, tha i kreu i Komunës së Gjinarit, Kristaq Shqau.

Pikturat e rralla murale te cilat pervec skenave religjioze mbartnin edhe aspekte te jetes se perditshem shqiptare kane bere nje revolucion ne pikturen kishtare mesjetare.

Keto afreske kane qene te pamundura te grabiten nga muret e kesaj kishe shekullore pasi nga goditjet ato jane therrmuar.

Sipas specialisteve, punimet e kryera me fije kashte nuk mund te zhvendosen pasi ato therrmohen dhe shkaterrohen teresisht.

Qe prej vitit 2007, objekteve te kultit iu hoq mbikeqyresi i cili paguhej nga shteti me 3 mije leke te vjetra. Ato u lane ne meshire te fatit dhe vlera te rralla kulturore mijeravjecare tashme nuk ekzistojne.

No comments:

Post a Comment